Lajme
Zyra e BE-së në Kosovë: Për personat me sindromin Down duhet të bëhet zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e barabartë
Demokracia
13:33 | 21 Mars 2021

Share:

Zyra e Bashkimit Europian (BE) në Kosovës ka kërkuar angazhim për shoqërinë gjithëpërfshirëse në Ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down.

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindormit Down, zyra e BE-së në Kosovës në një postim në Twitter ka shkruar se personat e prekur me sindromën Down përballen me paragjykime, përcjellë Demokracia.com.

“Ndërsa shënojmë Ditën e Sindromit Down, zyra e BE-së në Kosovë riafirmon angazhimin për shoqërinë gjithëpërfshirëse. Njerëzit me/ose sindromën Down përballen me paragjykime, mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë dhe punë, veçanërisht gjatë COVID-19. Ata kanë nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme