Lajme
Zyra e BE-së në Kosovë kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria dhe të zgjedhet presidenti
Demokracia
22:48 | 20 Shkurt 2021

Share:

Zyra e BE-së në Kosovë përmes një njoftimi ka ripërsëritur kërkesën për formimin e shpejtë të institucioneve të vendit, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Zyre e BE-së në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, ka njoftuar për një takim të Tomas Szunyog me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjell Demokracia.com.

Në këtë postim mes tjerash është thënë se ëshët shumë e rëndësishme të formohet sa më parë qeveria dhe të zgjedhet presidenti.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë pati një bisedë të mirë me Ramush Haradinajn. Është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe presidenti të zgjedhet sa më shpejtë. Është në interesin e të gjitha partive politike që ta kenë të mundur progresin në rrugën evropiane si dhe në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Vlen të theksohet se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme