Sport
Zymer Bytyqi vjen me një mesazh të fuqishëm para ndeshjes me Spanjën
Demokracia
11:06 | 08 Shtator 2021

Share:

Kosova sot do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ku do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 derisa dardanët duken më të motivuar se kurrë.

Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi duke se është gati për ndeshjen e sotme dhe ai ka postuar një fotografi në Facebook ku ka shkruar se i pret sfidë e vështirë por të bashkuar do t’ia dalin.

“Të gatshëm për sot. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të luftojmë së bashku për rezultat pozitivë. Forca Kosova”, ka shkruar Bytyqi.

Mesfushori i Kosovës pritet sot të luajë titullar në vend të Lirim Kastratit i cili nuk ka drejtë loje për shkak të kartonëve të verdhë. /Demokracia.com

Të ngjashme