Zymer Bytyqi ka regjistruar golin e parë me fanellën e Konyasporit në Superligën e Turqisë.
Futbollisti kosovar realizoi në minutën e 55-të për t’i barazuar shfirat kundër Sivassporit në 1:1, shkruan Demokracia.com.
Bytyqi u përfol se në mungesë të ftesës nga Kosova, mund t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.
Aktualisht Konyaspori ndodhet në vendin e 11-të me 40 pikë, derisa Sivasspori është dy pozita më lart ka 47 të tilla./Demokracia.com