Sport
Zymer Bytyqi asiston në humbjen e thellë të Konyasporit
Demokracia
18:55 | 27 Shkurt 2022

Share:

Zymer Bytyqi ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Konyaspori në humbjen e thellë 5:1 nga Alanyaspori.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Superligës së Turqisë, ndërsa Bytyqi asistoi për golin e epërsisë 1:0 në minutën e 11-të.

Më pas, ALanyaspori shënoi pesë gola për ta fituar të dielën duelin ndaj Konyasporit.

Bytyqi luajti deri në fund të takimit, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Endri Çekiqi dhe Sokol Cikalleshi./Demokracia.com/

Të ngjashme