Sport
Zymberi nuk e përfilli dënimin e FFK-së, kjo e fundit kërkon shpjegime nga KF Drita
Demokracia
15:34 | 17 Maj 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë disa vendimet për zyrtarët e klubeve që nuk iu përmbaheshin rregullave të këtij institucioni, shkruan Demokracia.com.

Kështu Disiplinori ka kërkuar deklaratë shtesë nga FC Drita pasi ka lejuar Drejtorin Sportiv të saj Valon Zymberi të deklarohet në konferencë për shtyp edhe pse ishte i dënuar, shkruan Demokracia.com.

Zymberi ishte pezulluar për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e kësaj skuadre, por ai në fundjavë doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Prishtinën. Për këtë arsye Disiplinori ka kërkuar deklaratë nga drejtuesit e klubit.

Më poshtë gjeni vendimet komplet të Komisionit Disiplinor të FFK-së:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive :

Hapje e Procedurës:

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli nr ID.0067510M83. Në min 72’ pas vendimit nga asistenti i parë për pozitë jashtë loje reagon në mënyrë të vrazhdë në drejtim të tij duke e ofenduar dhe duke bërë sjellje të pahijeshme. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes   Gjilani – Malisheva. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina  – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit  si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina –  Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ”Arbëria” D , Amir Baftiu  me nr fanelle 8 dhe nr ID 005596M98. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Arbëria“ D , Amir Baftiu .Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i KF ”Vita”, Ylli Fazliu  me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga lojtari i KF “ Vitia” , Ylli Fazliu. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ” Vllaznia” P, Ardijan Mustafa me nr fanelle  6 dhe nr ID. 002758M89. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet  me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari  FC “ Vllaznia“ P., Ardijan Mustafa. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ” Trepça 89” Leart Avdiu me nr fanelle 21 dhe nr ID 000688M02. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtare për çka ndëshkohet direkt me karton te kuq. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes  Drenasi – Trepça’89. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga FC “Trepça ‘89“, Leart Avdiu. Afati 20.05.2022 ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme