Sport
Zymberi kritikon ashpër Duron: Nuk ka ardhur ta shpikë futbollin, jam ankuar për të në FFK
Demokracia
09:57 | 08 Mars 2021

Share:

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi ka kritikuar ashpër trajnerin e Feronikelit, Klodian Duro.

Trajneri nga Shqipëria njihet për kritikat e tij të vazhdueshme për nivelin e referimit në futbollin kosovar, shkruan Demokracia.com.

Siç thotë Zymberi, Duro nuk ka ardhur në Kosovë për ta “shpikur futbollin”.

“Duro nuk ka ardhur ta shpikë futbollin dhe gjithçka ta nis nga zero”, deklaroi Zymberi në “Dueli Sportiv”.

“Nuk mundet një trajner me ardhë, kur edhe vet tifozët e ‘Niklit’ kanë theksuar se nuk te kemi thirrur si analist, por si trajner. Ai më shumë e bën punën e eskpertit se trajnerit”, tregoi ai.

“Në deklarata të caktuara, pak e ka nençmu Superligën e Kosovës, gjyqtarët dhe investitorët e futbollit vendor. Unë publikisht kam bërë një ankesë, ku kam dërguar në FFK – ku kam thënë që asnjë zyrtar nuk ka të drejtë me mohu punën dhe me zbeh imazhin e futbollit kosovar”, përfundoi Valon Zymberi. /Demokracia.com

Të ngjashme