Lajme
Zyberaj: Ish presidentët e Kosovës refuzuan t’i vizitojnë krerët e UÇK-së e Hagë
Demokracia
16:03 | 20 Shtator 2022

Share:

Ish presidentët e Shqipërisë do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë në fillim të javës së ardhshme.

Kjo vizitë, sipas Jetlir Zyberajt, këshilltar i Behgjet Pacollit, është bërë me iniciativën e këtij të fundit.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli  javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre”, ka shkruar Zyberaj, transmeton Demokracia.com.

Sipas Zyberajt, ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Ish krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator. /Demokracia.com/

Të ngjashme