Diaspora
Zvicra synon të vaksinojë 80% të popullsisë
Demokracia
18:14 | 28 Qershor 2021

Share:

Zvicra ka në plan të rritë fushatën e saj të vaksinimit Covid-19 gjatë verës, me synimin për të arritur 80% të popullsisë.

Deri më sot, rreth 4.2 milionë njerëz në Zvicër kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës mARN (Moderna ose Pfizer / BioNtech).

Kjo arrin në rreth 50% të të gjithë popullsisë dhe pak më pak se 60% të popullsisë së rritur. Sipas burimeve të kontaktuar nga gazeta në gjuhën gjermane NZZamSonntag, qeveria do të donte të përshpejtonte fushatën e vaksinimit për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin Delta, që u gjet fillimisht në Indi.

“Në mënyrë që të shmanget një valë e rëndë vjeshtën e ardhshme, është e nevojshme që sa më shumë njerëz të jenë vaksinuar kundër koronavirusit deri atëherë”, tha Urs Karrer, zëvendëspresident i Forcës Kombëtare Covid-19.

“Qëllimi është të arrihet një shkallë e mbulimit të vaksinimit prej 80%”, shtoi ai, përcjell tutje albinfo.ch.

Të ngjashme