Lajme
Zvicra miraton raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë e Bjellorusisë
Demokracia
17:18 | 13 Prill 2022

Share:

Zvicra ka miratuar raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, “në dritën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe raporteve për mizori (të kryera nga forcat e armatosura ruse) në Bucha”, tha qeveria zvicerane sot në një deklaratë.

Departamenti Federal Zviceran i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit ka vendosur gjithashtu sanksione financiare dhe kufizime të udhëtimit për 200 individë të tjerë, përfshirë dy nga vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, shtohet në deklaratë.

“Lista e sanksioneve të Zvicrës tani pasqyron plotësisht atë të BE-së”, tha qeveria, duke shtuar se ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.

Bashkimi Evropian miratoi të enjten një raund të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Të ngjashme