Sport
Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit buzë eliminimit, Portugalia mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi
Demokracia
20:49 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës në 1/16 e finales në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Portugalisë avancon 2:0 ndaj “Helvetikëve” pas 45 minutave të para, shkruan Demokracia.com.

Ramos hapi llogarinë në minutën e 17-të të takimit, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë aspak e favorshme për gol.

16 minuta më vonë, zviceranët i ndëshkoi edhe mbrojtësi me përvojë, Pepe që shënoi me kokë.

Në këtë sfidë për Zvicrën nga minuta e parë janë në fushë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Fituesi i kësaj sfide në çerekfinale të Kupës së Botës luan me Marokun./Demokracia.com/

Të ngjashme