Sport
Zvicra dështon në testin miqësor ndaj Ganës para Kupës së Botës, Xhaka e Shaqiri të pazëvendësueshëm
Demokracia
13:15 | 17 Nëntor 2022

Share:

Reprezentacioni i Zvicrës ka pësuar disfatë nga Gana në miqësoren e luajtur sot, disa ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar.

“Helvetikët” u mposhtën 2:0 nga kombëtarja afrikane në takimin kontrollues të zhvilluar në Abu Dhabi, shkruan Demokracia.com.

Salisu në minutën e 70-të dhe Semenyo katër minuta më vonë shënuan golat e vetëm të kësaj sfide.

Dyshja me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë paraqitur për 90 minuta në këtë ballafaqim.

Kampionati Botëror në futboll nis më 19 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor. Përfaqësuesja e Zvcirës ndodhet në Grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë./Demokracia.com/

Të ngjashme