Barazia
Zviceranët mbështesin martesat e të njëjtës gjini
Demokracia
14:08 | 26 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Votuesit zviceranë kanë mbështetur martesat e të njëjtës gjini në një referendum, sipas parashikimeve.

Më shumë se 60% e mbështetën masën, e cila do ta sillte vendin në përputhje me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Në prag të votimit, grupet kishtare dhe partitë politike konservatore e kundërshtuan idenë, duke thënë se kjo do të minonte familjen tradicionale.

Zvicra ka lejuar çiftet e të njëjtës gjini të regjistrojnë partneritet që nga viti 2007, por disa të drejta janë të kufizuara.

Masa do të bëjë të mundur që çiftet e të njëjtës gjini të adoptojnë fëmijë të palidhur dhe çiftet lezbike të martuara të kenë fëmijë përmes dhurimit të spermës.

Gjatë 20 viteve të fundit shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë njohur martesën e të njëjtës gjini, por në Zvicër vendimet e mëdha shkojnë në një votim mbarëkombëtar./Demokracia.com/

Të ngjashme