Sport
Zvicër-Kosovë, këto janë formacionet e mundshme
Demokracia
10:10 | 29 Mars 2022

Share:

Përgatitjet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” Zvicra do t’i vazhdojë me ndeshjen miqësore kundër Kosovës që zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Letzigrund”.

Nga ana tjetër, “Dardanët” po ashtu kërkojnë rezultat pozitiv në këtë ndeshje derisa po shkojnë drejt sfidave të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, raporton KosovaPress.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë nga minuta e parë për Zvicrën, ndërkohë që te Kosova startues pritet të rikthehen Vedat Muriqi e Amir Rrahmani.

Këto janë formacionet e mundshme:

Zvicra (4-2-3-1): Kobel; Mbabu, Frei, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Vargas, Shaqiri, Steffen; Embolo

Kosova (4-3-3): Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kastrati; Berisha, Dresevic, Domgjoni; Rashica, Zhegrova, Muriqi

Të ngjashme