Kombëtarja e Kosovës që tani po drejtohet nga trajneri francez, Alain Giresse të martën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të fundit për muajin mars.
“Dardanët” do të vizitojnë Cyrihun për t’u ndeshur me përfaqësuesen zvicerane në një tjetër test kontrollues, raporton Demokracia.com.
Kjo ndeshje pritet të përcjellet nga një numër i madh i tifozëve në stadium, e të cilët kryesisht pritet të jenë shqiptarë.
“Helvetikët” në radhët e tyre kanë disa futbollistë të njohur shqiptar, të cilët janë deklaruar se do të jetë ndeshje e veçantë ndaj Kosovës për shumë arsye.
Demokracia.com ju sjell disa nga statistikat rreth dy ekipeve kombëtare në prag të sfidës.
Forma e skuadrave:
Reprezentacioni i Zvicrës ka një formë më të mirë se “Dardanët” në pesë përballjet e fundit të tyre.
“Helvetikët” kanë tri humbje, një barazim dhe një disfatë në pesë takimet e fundit të zhvilluara.
Në anën tjetër, Kosova vjen pas fitores së thellë 5:0 ndaj Burkina Fasos vetëm disa ditë më përpara. Megjithatë në pesë duelet e fundit, Kosova ka tri humbje dhe një barazim tjetër.
Kuotat e basteve sportive:
Duke pasur parasysh fondin e futbollistëve që posedojnë, natyrisht se Zvicra është favorite për të triumfuar përballë Kosovës, raporton Demokracia.com.
Bastet e njohura sportive në botë i kanë dhënë shumë pak gjasa Kosovës së Alain Giresses në këtë takim.
Kuota për fitoren e zviceranëve llogaritet ka kuotën 1.28, barazimi 5.25, ndërsa kuota për triumfin e kosovarëve është 8.00 nga “bet365”.
Pozitat në ranglistën botërore:
Dallimi i dy reprezentacioneve në ranglistën botërore të FIFA-së është shumë i madh.
Zvicra e sheh vetën në pozitën e 14-të në renditjen botërore të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Në anën tjetër, Kosova në publikimin e fundit të renditjes së FIFA-së është pozicionuar në vendin e 109, pozita më e mirë ndonjëherë e Kosovës që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Zvicra dhe Kosova luajnë në stadiumin Letzigrund në Cyrih të martën me fillim nga ora 18:00. /Demokracia.com/