Lajme
Zv/sekretari i NATO-s: Momentalisht nuk ka konsensus për anëtarësimin e Kosovës
Demokracia
12:46 | 24 Qershor 2022

Share:

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka thënë se aktualisht s’ka konsensus brenda Aleancës Veri Atlantike për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim.

Në një intervistë për “Tanjug” ai ka thënë se aktualisht jemi duke bashkëpunuar me Kosovën përmes një partneriteti që respekton situatën specifike.

Geoana ka folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet dialogun mes dy vendeve.

“Siç e dini, nuk ka konsensus për momentin për një lëvizje të tillë të mundshme nga NATO. Aktualisht jemi duke bashkëpunuar me Kosovën përmes një partneriteti që respekton situatën specifike. Inkurajojmë palët që të jenë konstruktive, dhe inkurajojmë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që është esencial për ndonjë rezultat eventual të kristalizuar në Ballkanin Perëndimor. Prandaj ne mbesim të interesuar, vigjilent dhe të përfshirë rreth zhvillimeve në rajon.”, ka thënë ai para samiti të ardhshëm të NATO-së që do të mbahet në Madrid nga 28 deri më 30 qershor. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme