Lajme
Zv/ministri Sallahu e pushon nga puna vëllanë e deputetes së LVV-së
Demokracia
17:23 | 28 Shkurt 2023

Share:

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se ka pushuar nga puna vëllanë e deputetes së LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Ilir Mulhaxha.

Sipas tij, Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që “i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit”.

Ai tha se ndaj tij është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, shkroi Sallahu në Facebook.

Të ngjashme