Lajme
Zupançiq: Çështjet të zgjidhen përmes dialogut që të mos shohim situata si në Ukrainë
Demokracia
13:38 | 01 Korrik 2024

Share:

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë ka thënë se shteti i saj vazhdon ta mbështes rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj, Glauk Konjufca, Zupançiq ka thënë se vizita e saj kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve.

“Dua të theksoj rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Kjo vizitë kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve. Kuvendi është i gatshëm që të ndajë eksperiencat e mira dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Sllovenia ka qenë shumë e shpejt në njohjen e pavarësisë së Kosovës ne e mbështesim rrugëtimet e juaj euroatlantik. Është mirë që vendet e treta të njohin të dyja shtetet se kështu ato janë në të njëjtin nivel. Është mirë që vendet e treta që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

Zupançiqi ka folur edhe për veprimet e njëanshme të Serbisë, për të cilat ka thënë se nuk shihen mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

Ajo ka shtuar se problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut në mënyrë që situata mos të çojë në luftë sikurse në Ukrainë.

“Nëse nuk i zgjidhim gjërat përmes dialogut, atëherë shohim gjëra të këqija si në Ukrainë, sepse nuk i kushtojmë rëndësi situatave që çojnë te lufta. Unë dua që të shoh që autoritetet e Serbisë të tregojnë ndryshim, t’i ndryshojnë këndvështrimet e tyre dhe të jenë më të hapur”, ka thënë ajo.

Të ngjashme