Lajme
Zullumi i Gërvallës dhe njerëzve të saj e detyron zyrtarin që dëshmoi për dallaveret e MPJD-së ta lë Kosovën
Demokracia
13:39 | 05 Janar 2024

Share:

Presioni dhe hakmarrjet ndaj punëtorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk kanë të ndalur.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla Schwarz dhe njerëzit e saj, me presionin dhe maltretimet e vazhdueshme e kanë detyruar të largohet nga puna dhe nga Kosova edhe zyrtarin e MPJD-së, Xhelal Gegën, shkruan Demokracia.com.

Vetë Gega ka thënë se presioni mbi të kishte nisur kur ai kishte refuzuar të nënshkruante kërkesën për fillimin e procedurave të prokurimit publik për blerjen e veturave për Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, asokohe si Zyrtar Autorizues i caktuar nga MPJD, gjë për të cilën kishte raportuar Demokracia.com.

Largimin e përkohshëm nga puna dhe nga Kosova, Gega e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social, Facebook.

“Duke ju uruar vitin e ri, mbarësi dhe suksese në jetë, më lejoni të ju informoj se për shkak të ZULLUMIT të regjimit të Zonjës Donika Gërvalla Schwarz dhe shërbëtorëve të saj brënda MPJD-së, jam detytuar të largohem përkohësisht nga puna në MPJD dhe rrjedhimisht edhe nga Kosova. Për të mos ju lënë vend teorive konspirative dhe për hirë të informimit të drejt, po ashtu siç edhe keni mund të ndëgjoni apo të lexoni në media, më duhet tu ju njoftoj se gjithçka ka filluar nga koha kur unë kam refuzuar që të nënshkruaj kërkesën për fillimin e procedurave të prokurimit publik për blerjen e veturave për misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, asokohe si Zyrtar Autorizues i caktuar nga MPJD. Arsyet e refuzimit tim i dinë institucionet relevante të drejtësisë ku unë kam dhënë deklaratën time si dëshmitar në këtë proces.”, ka shkruar ai.

Këtij shkrimi, Gega ia ka bashkëngjitur edhe raportimin e Demokracia.com.

SKANDALOZE| “Shërbëtorët” e Gërvallës ushtrojnë presion mbi zyrtarin e intervistuar nga Policia për krimet në MPJD

Po ashtu, ai tha se edhe intervistat e dhëna në mediat e tjera, ku ai ka folur për Gërvalla-Schwarz për shkak të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj tij për mendimin ndryshe, ka qenë ajo që e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen dhe e ka bërë të padurueshme situatën aty.

“Andaj, që nga ajo kohë, ZULLUMI ndaj meje nuk ka pasur të ndalur, diferencimi, degradimi, bllokimi dhe mohimi i të drejtës për ngritje në detyrë dhe në zhvillim të karrierës, kanë qenë evident deri në ditën kur jam larguar përkohësisht nga aty. Për më tepër, për këtë e kam vë në dijeni përmes emailit zyrtar edhe Presidenten e Kosovës, SHTZ. Vjosa Osmani-Sadriu dhe Këshilltarin Ligjor në Zyrën e Avokatit të Popullit z. Besart Elshani. Për shkak të krejt këtyre ngjarjeve dhe rrethanave të krijuara, kam qenë i detyruar të largohem përkohësisht nga MPJD dhe betejën time ligjore ndaj Zonjës Gërvalla Schwarz dhe shërbetorëve të saj, edhe deri në Gjykatën Kushtetuese po qe nevoja, ta vazhdoj nga jasht MPJD-së dhe nga këtu ku sot gjindem, nga djepi i demokracisë. Shihemi në ditë më të mira.”, ka shkruar Gega.

Demokracia.com më 12 qershor 2022 pati raportuar se MPJD kishte shpenzuar mijëra euro për blerjen e disa veturave jashtë vendit, duke bërë shkelje e dallavere të shumta.

Me dokumente dhe komunikimin e zyrtarëve të ministrisë, Demokracia.com ka raportuar se në tenderin e veturave ka dyshime se është përfshirë edhe vetë kryediplomatja Gërvalla dhe kabineti i saj.

MPJD kishte shkelur edhe vendimin e Qeverisë që ndalonte blerjen e veturave.

S’ka munguar as ndërhyrja dhe përshtatja e datave nëpër dokumente.

“Pritet miratimi i ministres”, kjo ishte një nga porositë e këshilltarit të Gërvallës, Luan Jusufit, i përfshirë në procesin e blerjes, si pjesë e komunikimit brenda kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kur ishte diskutuar për blerjen e veturave zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e kishte shumë urgjente blerjen e disa veturave zyrtare për disa ambasada të Kosovës nëpër botë.

Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël që jep sinjale për dallaveret e mëdha që dyshohet se janë bërë në MPJD për tenderin e veturave, ku fillimisht ishin zotuar 335 mijë euro.

Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së nuk i kishte bërë përshtypje as vendimi i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së nuk i kishte bërë përshtypje as vendimi i Qeverisë Kurti, pasi që më 8 dhjetor të vitit 2021 kishte urdhëruar hapjen e procedurave për tenderin e veturave, derisa në prapaskenë negociatat veçse ishin gati të finalizuara për blerjen e tyre.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| “Lulëzon” krimi në ministrinë e Gërvallës, MPJD ia përshtati kompanisë kroate specifikat për blerjen e veturave

Policia e Kosovës i kishte nisur hetimet për këto shkelje dhe mes të intervistuarve kishte qenë edhe vetë Xhelal Gega, i cili kishte refuzuar të japë pëlqimin për blerjen e veturave.

Por, ditët pas intervistimit e rënduan edhe më shumë presionin mbi Gegën.

Demokracia.com atë kohë publikoni një e-mail të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm (SHSASHJ), e cila ia kishte dërguar ministres Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm, Behar Ismës, ku në emër të anëtarëve të shërbimit të jashtëm shprehin shqetësimin e tyre për presionin dhe pengesat që po u bëheshin personelit të MPJD-së rreth bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë.

Të ngjashme