Lajme
Zubin Potok: Policia konfiskon 11 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Demokracia
22:23 | 11 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës pati një aksion të shtunën në Zubin Potok.

Nga ngarkesa e energjisë elektrike u dëmtuan edhe shumë pajisje shtëpiake të banorëve përreth një shtëpie në Uglar të kësaj komune, çka bëri që Policia e Kosovës të ngrit dyshime për veprimtari të paligjshme.

Ankesat e banorëve rezultuan me bastisje, ku u gjetën e sekuestruan 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Për rastin nuk u arrestua askush, pasi në momentin e aksionit në shtëpi qe vetëm një e moshuar.

Operimi me aparatura për mihjen e monedhave digjitale në veri të Kosovës, është goxha i favorshëm pasi edhe 24 vjet pas lufte, krejt energjia elektrike që shpenzohet s`evidentohet fare.

Të ngjashme