Lajme
Zubin Potok: Arrestohen dy serbë, detyruan të paguante haraç një serb tjetër
Demokracia
08:44 | 31 Tetor 2023

Share:

Një buznesmen nga Zubin Potoku për disa vjet me radhë ishte viktimë e një grupi kriminal atje.

Ai ishte detyruar që atyre t’u paguante haraç çdo muaj atyre.

Viktima ishte ankuar në polici, dhe kjo i ka aktivizuar organet e rendit.

Si rezultat i veprimit të policisë, janë arrestuar dy të dyshuar, derisa një tjetër është ende në arrati.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga policia në veri.

Rasti është iniciuar nga prokurori i shteti si “Detyrim”.

Klankosova.tv mëson se personat e grupit kriminal njihen si persona goxha të rrezikshëm në këtë zonë.

Të ngjashme