Lajme
ZRRE: Tarifat do të hyjnë në fuqi nga 1 maji, do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë
Demokracia
10:38 | 16 Prill 2025

Share:

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar sot shtrenjtimin e rrymës për 16.1 përqind.

ZRRE ka bërë me dije se tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga 1 maji, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se tarifat me blloqe për konsumatorët shtëpiak dhe tarifat ditë-natë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë elektrike.

“Këto tarifa për konsumatorët e rregulluar tarifor janë llogaritur dhe dizajnuar ashtu që brenda vitit relevant, të hyrat që priten të mblidhen nga këto tarifa do të jenë të barabarta me të Hyrat e Lejuara Maksimale të aprovuara nga Rregullatori, që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga 1 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e ZRRE’së janë shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve./Reporteri.net

 

Të ngjashme