Lajme
ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë, Behrami: 1400 biznese afektohen nga ky vendim i padrejtë
Demokracia
19:52 | 30 Maj 2025

Share:

Artan Behrami, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke kritikuar vendimin e ZRRE-së për çmimin e energjisë elektrike, ku, sipas tij, afro 1400 biznese afektohen nga ky vendim i padrejtë.

Behrami për këtë çështje ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ngërçin politik që është duke pamundësuar për të trajtuar lidhur me problemet reale që po ballafaqohen qytetarët e vendit, teksa sqaroi se partia të cilës i përket ai, PDK, çdo dy ditë mban konferenca me gazetarë për të informuar opinionin vendor për problemet që po atakojnë ekonominë e vendit.

“Këto biznese të cilat atakohen janë biznese që përbëjnë rreth 60% e vlerës në vend. Edhe kryeministri, edhe ministrat e kaluar, edhe deputetë dhe të gjithë ata që marrin paga nga sektori publik, paguhen nga tatimet që kanë këto biznese, që ditë më parë i pamë në rrugë”, tha Behrami RTK, derisa shtoi se PDK shpreh shqetësimin jo vetëm për këtë, por edhe për skandalet tjera që lidhen me sektorin e energjisë.

Behrami më tej theksoi se po presin ZRRE-në nëse do ta tërheq vendimin paraprak, në të kundërtën paralajmëroi se PDK do të padisë në gjykatë këtë institucion.

Po japim hapësirë ZRRE-së që të dialogojë me bizneset, sepse vendimi është marrë në mënyrë arbitrare, pa dialog. Mënyra e veprimit të këtij institucioni është e panjohur, me praktikat e mëparshme”, tha, mes tjerash, Behrami.

Të ngjashme