Lajme
ZRRE në takim me KEK, KEDS e KESCO për hapat përfundimtarë drejt liberalizimit të tregut të energjisë
Demokracia
16:22 | 23 Maj 2025

Share:

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar një takim për të diskutuar hapat përfundimtarë drejt liberalizimit të tregut të energjisë kryeshefat ekzekutivë të ndërmarrjeve të licencuara në sektorin e energjisë: Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

ZRRE në një komunikatë për media tha se në këtë takim u fol me theks të veçantë për koordinimin dhe zbatimin teknik të këtij procesi.

“Kryeshefat Ekzekutivë të ndërmarrjeve pjesëmarrëse raportuan para Bordit të ZRRE-së lidhur me të gjitha përgatitjet e ndërmarra për të siguruar që kalimi i konsumatorëve në tregun e hapur të ndodhë në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa. Gjatë diskutimeve, palët u ndalën edhe në çështje tjera me rëndësi strategjike për funksionimin e tregut të energjisë në përputhje me parimet e konkurrencës, transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

ZRRE tha se “mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces të rregullt dhe të mirëmenaxhuar të liberalizimit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e përfshira në sektorin energjetik”.

Të ngjashme