Lajme
ZRRE mblidhet nesër, pritet të vendos për tarifat
Demokracia
16:45 | 15 Prill 2025

Share:

Zyra e Rregullatorit për Energji do të mblidhet nesër me fillim nga ora 08:30.

Në rend dite është shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e fundit.

Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i ankesave nga konsumatorët.

Të premten, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind në mbledhjen e sotme. Propozimi fillestar ka qenë që të ketë shtrenjtim për rreth 15 përqind.

Përmes një njoftimi, ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhet në njoftim

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Të ngjashme