Lajme
ZRrE-ja s’tregon se kur do ta publikojë vendimin në faqen zyrtare
Demokracia
14:30 | 18 Prill 2025

Share:

Përveç protestës grupi “Asnjë cent ma shumë”, ka përgatitur edhe një padi kundër ZRrE-së. Avokati i angazhuar për këtë rast, Ardian Bajraktari bëri të ditur se arsyeja pse ende nuk është dorëzuar kjo padi është mos publikimi final i vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në faqen zyrtare të Rregullatorit.

Megjithatë, ZRrE në një përgjigje për rtv21 nuk ka treguar se kur do ta publikojë vendimin në faqen zyrtare suke thënë se kanë afat prej 30 ditësh. Sipas ZRrE-së vendimet e Bordit kanë efekt të menjëhershëm dhe nuk i nënshtrohen kurrfarë rishikimi apo vetoje nga organet tjera publike, përveç shqyrtimit gjyqësor.

“Në përputhje me nenin 26, paragrafi 5 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, aktet e veçanta dhe vendimet e tjera që kanë të bëjnë me licencat dhe tarifat publikohen në faqen zyrtare të Rregullatorit brenda tridhjetë (30) ditëve pas nxjerrjes së aktit apo vendimit. Pavarësisht afatit ligjor, Rregullatori gjithmonë i publikon vendimet posa të jenë të gatshme, në afatin më të hershëm të mundshëm. Vendimet e Bordit kanë efekt të menjëhershëm dhe nuk i nënshtrohen kurrfarë rishikimi apo vetoje nga organet tjera publike, përveç shqyrtimit gjyqësor. Për informimin tuaj, në mbledhjen e fundit të Bordit është vendosur për të hyrat e lejuara maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO. Në mbledhjen e radhës pritet të votohet për tarifat e shfrytëzimit të sistemit të transmetimit, tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të shpërndarjes si dhe tarifat për konsumatorët fundorë që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.”, tha ZRrE-ja.

Të ngjashme