Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të mërkurën do të mbajë mbledhje, duke filluar nga ora 08:30.
Në këtë mbledhje janë caktuar 7 pika të rendit të ditës, ndërsa ndër to janë edhe shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
“Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimit e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave per Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)”, janë tri pikat që do të hidhen në diskutim.
Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike