Një mbrëmje për t’u mbajtur mend në stadiumin e mrekullueshëm “Sami Ofer” , Maccabi zhvilloi një ndeshje historike të Ligës së Kampionëve në Haifa në një ambient të jashtëzakonshëm dhe kundër një kundërshtari gjigant.
Leo Messi, së bashku me Neymar dhe Mbappe, ishin rivalët e skuadrës izraelite të Maccabi Haifas.
Kërkoheshin më shumë bileta, të gjithë donin të ishin pjesë e spektaklit në të cilin vetëm një lojtar mori lavdinë më të madhe.
Të gjithë kishin sytë nga ylli i futbollit. Fëmijët shoqërues të lojtarëve nuk iu besonin syve se po shihnin sulmuesin argjentinas. Ata u hodhën dhe përqafuan Messin ende pa filluar himni i Ligës së Kampionëve.
Gjatë ndeshjes, Messi e gjeti veten në “shënjestër” të tifozëve, njëri prej tyre vrapoi në fushë nga tribuna pasi i shpëtoi vëmendjes së stjuardit dhe vrapoi drejt argjentinasit, të cilin e përqafoi me përulësi./Demokracia.com/
The kids’ reaction to meeting Lionel Messi ?
(via @DAZN_CA) pic.twitter.com/GEkj3AXVLW
— B/R Football (@brfootball) September 14, 2022