Lajme
“Zotëriu i parë” del në rend të dytë
Demokracia
13:26 | 03 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i këtij shteti, Stevo Pendarovski.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Shkup, përcjell Demokracia.com.

E në fotografi shihet edhe ish i ngarkuari me punë të ambasadorit Prindon Sadriu, i njohur ndryshe si “Zotëriu i Parë” apo në rrethe më të ngushta edhe si “Princi”.

“Zotëriu i Parë”, që njihet për skandale të shpeshta, tashmë ka dalë në rend të dytë në këtë mision diplomatik.

“Në një ceremoni solemne, Ambasadori Qehaja dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Pendarovski. Si pjesë e ceremonisë, Ambasadori Qehaja mbajti një fjalim rasti dhe kishte takim me Presidentin gjatë të cilit u diskutuan tema të ndryshme në funksion të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve. Në këtë ceremoni, Ambasadori Qehaja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy diplomatë të misionit të Rеpublikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Sadriu përveç që njihet për abuzimet e tij me paranë publike, ku ndër të tjera kundërligjshëm edhe i ishin rimburësuar disa prej shpenzimeve për trajtimin e infektimit të tij me Covid-19, gjatë kësaj kohe ai i quajti mediat edhe “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

Sadriu do të mbahet mend gjatë edhe për kërkesën e tij që xhamat e veturës së prindërve të tij të bëhen të zinj, kërkesë që kjo që u raportua se iu refuzua nga Ministria e Punëve të brendshme dhe Administratës.

Zotëriu i Parë, kampion i kompensimit të shpenzimeve personale

Zotëriu i Parë i kërkon aprovim Sveçlës për xhamat e zi të veturës së vjehrrit të Osmanit (Dokumente)

Ai njihet edhe për shpenzimet e shumta në derivate, për vajtje-ardhjet e tij Shkup-Prishtinë.

Prindon Sadriu “djeg” buxhetin edhe me karburant për vajtje-ardhje nga Prishtina në Shkup (Dokument)

Si diplomat i privilegjuar, Sadriu asnjëherë nuk dha llogari për deklaratat e tij skandaloze. / Demokracia.com/

DOKUMENTE | Prindon Sadriu shkeli rregulloren e MPJ’së – a do të penalizohet nga Donika Gërvalla?

Të ngjashme