Lajme
”Zorani, ish polici serb ka qenë dhëndër i Reçakut”, kërkohet nga Tomë Gashi që të kërkojë falje për këtë shpifje
Demokracia
19:31 | 29 Qershor 2024

Share:

Avokati Tomë Gashi, ka lëshuar një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të ashpëra.

Gashi pretendonte se Zorani, një ish milic serb, ka qenë dhëndër i Reçakut – vendit ku Serbia kreu njëren nga masakrat më mizore në Kosovë.

Ndaj këtij reagimi ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës – dega në Shtime.

Ata e kanë quajtur shpifje deklaratën e Gashit, duke kërkuar nga ky i fundit të kërkojë falje.

Reagimi i plotë:

REAGIM PUBLIK LIDHUR ME DEKLARATËN E AVOKATIT TOMË GASHI

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratën e avokatit Tomë Gashi, e bërë më 27.06.2024, në emisionin televiziv të Dukagjinit “Debat Plus me Ermal Pandurin”. Në këtë deklaratë, z. Gashi ka pohuar se ish-polici serb, Zoran Stanojeviq, “ka qenë dhëndërr i Reçakut”.

Njoftojmë opinionin publik se kjo informatë nuk është e vërtetë. Deklarata e avokatit Gashi është një gënjeshtër dhe për më tepër, ajo lëndon ndjenjat e banorëve të fshatit Reçak, të Shtimes dhe të gjithë Kosovës. Në vend që të mbrojë të drejtat e banorëve të fshatit Reçak dhe familjarëve të viktimave të kësaj masakre, avokati Gashi ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme që cenon ndjeshmërinë e tyre.

Kërkojmë nga avokati Tomë Gashi të kërkojë falje publike për këtë deklaratë dashakeqe. Në të kundërtën, do të ndërmarrim veprime ligjore duke e paditur për shpifje dhe fyerje, sipas Ligjit Nr. 02/L-65 Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime

VIDEO

Të ngjashme