I riemëruar si President i Republikës, Sergio Mattarella po merr përshëndetje dhe mesazhe urimi për mandatin e tij të ri nga krerët kryesorë të shtetit. Vanityfair shkruan se në krah të tij, diskrete dhe gjithmonë prezente, është vajza e tij e pandashme Laura, e cila po përgatitet për rolin e saj të dytë si Zonja e Parë. Duke qenë se Sergio Mattarella, mbeti i ve nga Marisa Chiazzese në pranverën e vitit 2012 , kur gruaja e tij ndërroi jetë për shkak të një tumori, të gjitha përgjegjësitë e saj kanë rënë mbi shpatullat e vajzës.
Sytë bojëqielli si babai i saj dhe një buzëqeshje delikate dhe e hapur, Laura Mattarella ka lindur në Palermo në vitin 1967, është një nënë e tre fëmijëve dhe është e martuar me Cosimo Comella. Deri në vitin 2015 ajo punoi si avokate administrative, por iu desh të hiqte dorë nga puna, duke preferuar të merrte përsipër të luante rolin e Zonjës së Parë për mandatin shtatëvjeçar të babait të saj, duke përmbushur kështu të gjitha funksionet protokollare që kërkohen përgjithësisht nga bashkëshortja e Presidentit, nga vizitat zyrtare deri në takimet kryesore.
Shumë e rezervuar, Zonja e Parë tha në një nga intervistat e saj të rralla: Më pëlqen të jem pranë babait tim, shpresoj të jem e dobishme për të.
Në historinë e Republikës Italiane, dy presidentë të tjerë janë bashkuar me vajzat e tyre në funksionet e tyre publike: Giuseppe Saragat me vajzën e tij Ernestina dhe Oscar Luigi Scalfaro me vajzën e tij Marianna.