Lajme
Zonja e Parë e Ukrainës: Nuk kam asgjë për t’u thënë nënave ruse, nëse arkivolet nuk i bindin ato
Demokracia
21:58 | 29 Prill 2022

Share:

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskaya, ka thënë se nuk e ka parë bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy muaj më parë, shkruan Demokracia.com.

Në një intervistë me gazetën polake Rzeczpospolita, ajo tha se e pa Volodymyr Zelensky “në TV dhe në video regjistrime”.

Ajo thotë se lufta në Ukrainë nuk e ka ndryshuar burrin e saj: “Ai ka qenë gjithmonë i tillë – një burrë ku mund të mbështeteni”.

Ajo akuzoi Rusinë se po përpiqet të kryejë gjenocid në Ukrainë.

Gazetarët polakë e pyetën nëse kishte ndonjë mesazh për nënat apo partnerët e ushtarëve rusë.

“Unë nuk kam asgjë për t’u thënë atyre. Nëse arkivoli nuk i bindin se diçka nuk është në rregull këtu, nuk kam çfarë t’u them,” përfundoi Zelenska. /Demokracia.com/

Të ngjashme