Lajme
Zogaj për Qeverinë Kurti: Nga “Drejtësi dhe Punësim” në ndërmarrje për shtypjen e grevistëve
Demokracia
21:11 | 25 Gusht 2022

Share:

Komentuesi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e sotshme ndaj grevistëve në sektorin publik, pas kërcënimeve për reduktim të pagave për kohën e grevimit.

Zogaj ka thënë se nga slogani “Drejtësi dhe Punësim”, Qeveria Kurti është bërë ndërmarrje shtetërore për kërcënim dhe shtypje të grevistëve.

“Sepse, gjithçka tjetër po i shkon suksesshëm sipas planit, vetëm këta grevistë po ia prishin imazhin kësaj qeverie. Çfarë dështimi spektakolar në më pak se dy vjet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme