Lajme
Zogaj: Më shumë zhurmë për një ofendim të Matoshit, se sa për ministren që e shkeli Kushtetutën e tjetra një fëmijë
Demokracia
21:40 | 14 Prill 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas reagimeve që po i bëhen opinionistit Halil Matoshi, pasi ky i fundit e kishte quajtur ‘budallë’ ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ndonëse kërkoi falje gjatë ditës së sotme, kritikat ndaj tij vazhduan, të shoqëruara edhe me ofendime.

“Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Halil Matoshit, i cili paska kërku falje, se sa për ministren që e shkeli Kushtetutën dhe per ministren tjeter qe e shkeli nje femije ne rruge me makine te saj. Veç a po e kuptoni, ministrja e shkeli nje femije ne rruge dhe thoshte “femiu u perplase ne makine” tjetra e shkeli Kushtetuten, e kolegia e tyre, pra nje tjeter ministre, kerkon qe me u perjashtu njerezit nga emisionet televizive. Po perjashtimi i ministrave qe shkelin femije e Kushtetute? Çka me be me to?”, ka shkruar Zogaj.

Të ngjashme