Lajme
Zogaj: Kurti duhet të ishte në Washington për të kërkuar armatim, e jo të krijojë fonde e atmosferë lufte
Demokracia
20:32 | 02 Mars 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se sot ai duhet të ishte në Washington për të kërkuar nga SHBA-ja furnizim me armatim ushtarak dhe trajnime për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Zogaj këto i deklaroi me anë të një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se kryeministri Kurti duhet të ishte duke kërkuar mbështetje, e jo të krijojë fonde dhe një atmosferë të një lufte emergjente.

“Nje qeveri e nje kryeminister i pergjegjshem, sot do te duhej me qene ne DC, ne takime jopublike, me kerku nga US armatim e trajnime per ate armatim. Me taku perfaqesuese amerikan ne senat e dhome te perfaqesueseve, me lobu te ta, me kerku mbeshtetje, me ua shpjegu rendesine e nje mbeshtetje ne kete drejtim tash, e jo me kriju fonde, e jo me kriju atmosfere te nje emergjence lufte. Krijimi i ketyre formave te organizimit do te duhej me qene te fundit hapa qe nje qeveri merr. Kjo qeveri i ka dyert e mbyllura aktualisht ne Ëashington. Duhet me i hape ato, me kerku ndihm ushtatake e fonde e pastaj me pa se cka duhet me be brenda vendit. Me nje fjale, logjike e mbrapsht”, shkroi Zogaj.

Kurti krijoi Fondin e Sigurisë, ku që nga hapja e këtij fondi, shumë qytetarë, ndërmarrës, politikanë, artistë kanë kontribuar financiarisht me shuma monetare.

 

Të ngjashme