Analisti politik Petrit Zogaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kërkuar tensionimin e situatës në veri.
Sipas tij, përmes tensionit të situatës në veri, Kurti po dëshiron ta bëj fajtore Serbinë para ndërkombëtareve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Perëndimin nuk po e sheh Serbinë si fajtore.
“Kryeministri Kurti e ka kërkuar ketë tensionim te situatës ne veri. Ideja e KM Kurtit dhe presidentes Osmani është që përmes tensionimit të situatës ne veri, me thënë ne rrjetet diplomatike qe Serbia po e bën ketë dhe se Serbia është Rusia ne Ballkan. Mirëpo, për fatin e keq te tyre e te Kosovës, perëndimi nuk po e sheh Serbinë si te tille. Perëndimi, BE e US po kanë raporte korrekte me Serbinë. Ndërkohë qe, US e BE e kane paralajmëruar KM Kurti qe ne veri duhesh me pasë kujdes, por ky i fundit ka një plan tjetër. Tash duhet me e pa se si po i shkon”, ka shkruar Zogaj.