Lajme
Zogaj: Javën e ardhshme shpallet konkursi për hartimin e projektit të kompleksit memorial në Prekaz
Demokracia
19:50 | 03 Mars 2023

Share:

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka folur për restaurimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Zogaj tha se në javën kur është epopeja e UÇK-së pritet të shpallet konkursi për hartimin e projektit të përgjithshëm.

Zogaj në Tëvë1, tha se parashihet që përveç kullave e varrezave në kompleksin memorial “Adem Jashari”, do të ketë edhe ambiente për të pushuar për qytetarët që vizitojnë kompleksin.

“Tani është faza e fundit apo besoj se pritet që javën tjetër do të shpallet konkursi për hartimin e projektit të përgjithshëm. Tani do të hapet konkursi për projekt dhe besoj se do të merr një kohë sepse është një projekt bukur i madh. Tani nuk do të bëjmë sikur në të kaluarën që kemi pasur një projekt vetëm për kullat e rezistencës, por do të kemi një projekt të përgjithshëm për kompleksin Adem Jashari. Përveç kullave të rezistencës, varrezave dhe muzeut, në bazë të detyrës projektuese do të kemi edhe peizazhe dhe ambiente ku qytetarët përveç që do të vijnë për të kujtuar bejten e Jasharëve, do të kenë mundësi për të pushuar”, ka deklaruar ai.

Sipas Zogajt, realizimi i gjithë projektit të kompleksit memorial “Adem Jashari” do të marrë kohë me vite.

“Do të marrë kohë hartimi i projektit. Pasi ta kemi hartimin e projektit që minimumi tre deri katër muaj do të marrë kohë. Kur ta kemi projektin do të zhvillojmë procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do ta realizojë këtë projekt. Në përgjithësi po shpresojmë se në vjeshtë do të kemi mundësi të paktën të fillojmë konservimin e shtëpive pastaj realizimi i gjithë këtij projekti do të marrë kohë edhe me vite”, përfundoi ai.

Të ngjashme