Lajme
 Zogaj e quan Kurtin regjisor, skenarist e aktor
Demokracia
07:07 | 01 Gusht 2022

Share:

Analisti Petrit Zogaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth vendimit të qeverisë për shtyrjen një mujore për reciprocitetin.

Duke e ilustruar me një titull mediash ku shkruan se “Qeveria dëgjon ShBA-në, shtyn vendimin për një muaj”, Zogaj shkruan se ky është titulli që kryeministri e ka pasur në mendje kur vendimi për reciprocitet është planifikuar.

“Ky është titulli që Kurti e ka pasë në mendje kur e ka planifiku vendimin. Ka qenë problematik me Ameriken, tash duhet me u bë i dëgjueshëm. Forma është kjo: krijo dramë e pastaj tërhiqu me idenë që “kështu po na thotë Amerika.” Regjisor, skenarist e aktor, të trijat në një”, ka shkruar Zogaj.

Të ngjashme