Lajme
Zjarri përfshinë edhe Oshlakun
Demokracia
15:19 | 02 Gusht 2021

Share:

Zjarri ka përfshirë edhe zonën e natyrës së “Oshlakut”. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” kanë njoftuar se kanë mbetur trungje të pa fikura, ku edhe po vazhdojnë që të shuajnë zjarrin.

E për shkak të erërave të forta zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.

“Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte – rrobullit. Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët ë e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK ‘Sharri’ së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit. Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, ‘beteja’ për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot. Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Administrimit të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në njoftimi kjo Drejtori ka bërë të ditur se kanë kërkuar edhe ndihmën e FSK-së, Shtabit të Emergjencave, KFOR-it dhe institucioneve të tjera relevante.

Të ngjashme