Lajme
Zjarri në Zubin Potok, Policia jep detaje
Demokracia
12:50 | 25 Shtator 2021

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e ndodhur në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.

Sipas tyre, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Zjarri është arrit të lokalizohet një orë pasi është raportuar rasti ndërsa hetimet janë duke vazhduar me intensitet nga hetuesit e Departamentit të Krimeve të Rënda.

Komunikata e plotë e policisë:

Me datë, 25.09.202, rreth orës 01:05, u pranua informacioni se kishte ndodhur ZJARR në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.
Informacioni në lidhje me këtë incident u pranua nga personeli i sigurisë së ndërtesës
Komuna Z. Potok pas mesnate rreth orës 01:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe të gjitha njësitë përkatëse, si dhe zjarrfikësit nga Z. Potoku.
Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.
Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), për gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme