Lajme
Zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas, Policia: Pati dëme materiale të konsiderueshme, s’raportohet për të lënduar
Demokracia
09:50 | 12 Mars 2024

Share:

Policia e Kosovës ka dal me njoftim për zjarrin që kaploi dje një fabrikë për riciklimin e qeseve të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas.

Sipas policisë, të lënduar s’ka pasur, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Korroticë e Epërme, Gllogoc  11.03.2024, 10:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme