Lajme
Zjarri në një shtëpi në Prishtinë, një grua në gjendje kritike në QKUK
Demokracia
09:58 | 14 Janar 2023

Share:

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të premten në Prishtinë, dhe si pasojë një grua është lënduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se gruaja është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Rxhep Krasniqi, Prishtinë 13.01.2023 – 00:50. Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com

Të ngjashme