Lajme
Zjarri në Kalimash, flet për gjendjen aktuale kryetari i Bashkisë së Kukësit
Demokracia
07:13 | 10 Gusht 2021

Share:

Është përkeqësuar situata e zjarrit në zonën e tunelit të Kalimashit. Për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve kanë shkuar drejt Shqipërisë edhe një kontigjent i FSK-së.

Për këtë situatë ka reaguar edhe kryetari Bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili në një prononcim për mediat tha se situata nuk është jashtë kontrollit dhe se po punohet fort për shuarjen e zjarreve.

“Situata nuk është jashtë kontrollit. Ne e kemi izolu vatrën dhe e kemi situatën nën kontroll. Para 2-3 orësh situata ishte më e përkeqësuar. Me ardhjen e forcave të shumta nga Kukësi, Tirana dhe Kosova ka bërë që ne të izolojmë këtë vatër”- tha Gjici.

“Dua të falenderoj ministrin e Brendshëm të Kosovës që është këtu me ne sonte. Dua të falenderoj të gjithë forcat që kanë ardhur nga Kosova. Nesër në orën 5 të mëngjesit presim edhe një helikopter që të punohet edhe nga ajri.”

“Ky zjarr ka ardhur nga Mirdita. Besoj se ky zjarr nuk ka ardhur vetëm nga temperaturat e larta, por dyshoj se ka edhe zjarrvënie të qëllimshme”, vijoi Gjici.

Mbrëmë zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit. Sikurse duket edhe nga pamjet, zjarri ka pushtuar të gjithë hapësirën e malit.

Të ngjashme