Lajme
Zjarri në arkivin e stacionit të Policisë: IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve në Drenas
Demokracia
14:34 | 19 Janar 2021

Share:

Inspektorati Policor i Kosovë (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e tre punonjësve të policisë, dy prej tyre zyrtar policor dhe një nga stafi civil.

Rekomandimi për suspendimin e tyre erdhi pas zjarrit të djeshëm në Stacionin Policor në Drenas, raporton Demokracia.com

Sipas IPK-së, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rekomandimi për suspendim erdhi pas dyshimt se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti./Demokracia.com

Të ngjashme