Lajme
Zjarret në Kanada, evakuohen të paktën 30 mijë familje
Demokracia
16:22 | 20 Gusht 2023

Share:

Rreth 30 mijë familje janë urdhëruar të evakuohen në provincën British Columbia të Kanadasë, ku janë aktive rreth 400 zjarre.

Zjarret kanë shkatërruar shtëpi në West Kelowna, një qytet me 36 mijë banorë.

Kufizimet e udhëtimit vlejnë gjithashtu për qytetet Kamloops, Oliver, Penticton, Vernon dhe Osoyoos, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qindra kilometra në veri, një zjarr i madh vazhdon të shtrihet drejt qytetit Yellowknife.

Afati zyrtar për evakuimin e qytetit ka përfunduar të premten.

Rreth 19 mijë nga 20 mijë banorët e qytetit ishin evakuuar.

Autoritetet thanë se 39 pacientë u zhvendosën nga një spital në objekte alternative të premtën mbrëmje, duke i bërë ata njerëzit e fundit të cilët u evakuan nga qyteti.

Të ngjashme