Lajme
Zjarr në Vlorë, shpërthejnë disa municione
Demokracia
15:17 | 19 Mars 2022

Share:

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë këtë të shtunë pranë fshatit Panaja në Vlorë, në një zonë me ullinj.

A2 raporton se tre automjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa është bllokuar edhe rruga, e cila të çon në drejtim të fshatrave.

Ndërkohë, si pasojë e flakëve kanë shpërthyer edhe municione të cilat dyshohet se kanë qenë në atë zonë që prej vitit 1997.

Të ngjashme