Lajme
Zjarr në spitalin e Shkodrës, evakuohen pacientët
Demokracia
08:40 | 22 Prill 2023

Share:

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një nga dhomat e kirurgjisë në katin e katërt të Spitalit Rajonal.

Policia dhe stafi mjekësor kanë evakuuar pacientët duke shmangur çdo rrezik.

“Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme