Lajme
Zjarr në spitalin e Korçës, lëndohet pacienti 62 vjeçar
Demokracia
08:55 | 31 Mars 2022

Share:

Gjatë mesnatës ka rënë zjarr në një nga dhomat e spitalit në Korçë.

Si pasojë e zjarrit, ka pësuar djegie të lehta një pacient 62-vjeçar me iniciale B.D, banues në Korçë.

Policia njofton se 62-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Abcnews.al mëson se shkak i zjarrit dyshohet të jetë veprimi i gabuar i pacientit 62-vjeçar, i cili ka ndezur cigaren, ku afër ka pasur maskën e oksigjenit.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024