Një rezervuar karburanti i një rafineri nafte afër qytetit rus Voronezh është duke u shuar, tha të shtunën guvernatori, Alexander Gusev.
“Në Voronezh po shuhet një rezervuar karburanti në një depo nafte në rrugën Dimitrov. Më shumë se 100 zjarrfikës dhe 30 automjete ndodhen në vendngjarje. Sipas të dhënave të para, nuk ka viktima”, tha ai.
Gusev nuk dha asnjë shpjegim për shkakun e zjarrit, por disa video në media sociale tregojnë të paktën një helikopter ushtarak rus në afërsi, raporton cnn.
Another video from the burning oil depot near #Voronezh https://t.co/CRU3vkC458 pic.twitter.com/oV0UOuvOvl
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Ndërsa helikopteri fluturon drejt rafinerisë, dëgjohet një shpërthim dhe nga vendi i ngjarjes del tym i dendur.
Megjithëse nuk dihen arsyet se kush e shkaktoi zjarrin, mercenarët rus të Wagnerit tashmë janë duke e kontrolluar zonën pas rebelimit ndaj forcave ruse.
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar video të bllokimeve të rrugëve rreth qytetit të Voronezh, i cili duket se ka qenë qëllimi i njësive të Wagnerit që lëviznin drejt Moskës nga Rostov-on-Don.