Lajme
Zjarr në një kompleks pallatesh në Dubai vdesin 16 persona
Demokracia
11:02 | 16 Prill 2023

Share:

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një ndërtesë apartamentesh në Dubai në një lagje të njohur të Emiratit të Gjirit.

Zjarri ka rënë në mes të ditës në katin e katërt të një pallati në Al-Ras, një nga lagjet e vjetra të qytetit, ku jetojnë kryesisht punëtorë të huaj. Nga hetimet e para rezulton se respektimi i gabuar i rregullave të sigurisë së objektit është shkaku i zjarrit, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

Kombësia e viktimave nuk u bë e ditur, por raportet e mediave indiane thanë se katër indianë ishin mes të vdekurve. Dubai, një nga shtatë Emiratet e Bashkuara Arabe, ka afërsisht 3.3 milionë banorë, 90% e të cilëve janë të huaj, shkruan abcnews.al.

Autoritetet kompetente janë duke kryer një hetim të plotë për të përpiluar një raport të detajuar për shkaqet e aksidentit, thuhet në deklaratë, sipas mediave lokale.

Qyteti ka përjetuar zjarre të mëdha në të kaluarën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por jo viktima.

Të ngjashme